Bashkëshortët shqiptarë aksidentohen për vdekje në SHBA (Emrat)
Një çift shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka humbur jetën në një aksident automobilistik. Viktimat janë Muhamet Oparaku 68 vjeç dhe bashkëshortja e tij Budkurie Oparaku 64 vjeç, të dy nga Pogradeci. Ngjarja ka ndodhur në New Jersey më 29 Qershor, ndërsa është raportuar një ditë më parë nga mediat amerikane. Automjeti i tyre tip Toyota Corolla u përplas nga një makinë tjetër tip Dodge që drejtohej nga 29-vjeçari Donald Kumar Davis. Ky i fundit është arrestuar dhe akuzohet për vrasje të dy personave në aksident.
Burri dhe gruaja fillimisht u dërguan në spital në gjendje të rëndë, por ndërruan jetë pak kohë më vonë. Kurse 29-vjeçari kishte pësuar dëmtime të lehta dhe një ditë më parë u dërgua në qeli. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e automjetit që drejtohej nga 29-vjeçari Davis, raporton “Daily Voice”.
Muhamet Oparaku ka qenë shef policie në Pogradec. Dhjetë vite më parë, ai dhe bashkëshortja emigruan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Miqtë dhe banorë të zonës thanë se çifti shqiptar ishin njerëz të respektuar.
“Ajo kishte zemër të mirë, i donte njerëzit dhe punën. Mezi fliste anglisht, por punoi shumë dhe mësoi, u bë një menaxhere e aftë”, tha një mikeshë e 64-vjeçares.
“Muhamet Oparaku ishte shumë inteligjent dhe gjithmonë i respektueshëm”, tha një bashkëpunëtor i viktimës.
Familjarë të çiftit Oparaku thanë se dëshira e vetme e
tyre ishte që të varroseshin në vendlindje, në Shqipëri.Për këtë arsye ata nisën një fushatë online për mbledhjen e fondeve që trupat e tyre të dërgoheshin në Pogradec. /tvklan.al