1 i vdekur e 5 të plagosur në dy aksidente


1 i vdekur e 5 të plagosur në dy aksidente

09:34 21/01/2014 lushnje_21 i vdekur e 5 të plagosur është bilanci i dy aksidenteve që ndodhën mëngjesin e sotëm në Durrës e Lushnjë. Dy makina që po ecnin paralelisht me njëra-tjetrën dhe që dolën nga rruga në kryqëzimin e Fllakës në Durrës i shkaktuan vdekjen një banori të zonës. Gëzim Muça,  ishte duke qëndruar në trotuarin buzë rnjë rruge dytësore kur u godit nga një prej këtyre dy automjeteve që  u përplasën teksa po I drejtoheshin Shkozetit për të dalë në autostradën Tiranë-Durrës.

Në përpjekje për të parakaluar njëri-tjetrin drejtuesit e dy automjeteve humbën kontrollin dhe pas aksidentit përfunduan në sheshin pranë kësaj pike karburanti.

54-vjeçari Muça që ishte duke pritur në trotuar gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa dy të rinjtë u të moshës 21 e 29 vjeç plagosën lehtë.

Policia bëri shoqërimin e tyre për në spital dhe  ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.

Ndërsa në Lushnjë tre të rinj mbetën të plagosur pasi automjeti i tyre doli nga rruga në afërsi të Çermës rretth orës 3 e 15 minuta pas mesnate.  Drejtuesi i makinës hyri me shpejtësi në rrethrrotullim, duke humbur kontrollin e automjetit. Në pamundësi për të marrë kthesën automjeti devijoi pranë një gomisterie, duke u përplasur fillimisht me një shtyllë të tensionit të lartë e më pas duke bërë disa rrotullime. Kanë qenë kalimtarë të rastit që u dhanë  ndihmën e parë të plagosurve, dy djem të moshës 23 e 34 vjeç dhe një vajzë 21 vjeçare nga Vlora. Mbrëmjen e së hënës ata ishin nga Tirana drejt qytetit të Vlorës.

 





Të ngjashme