Qeveria nënshkruan marrëveshjen për reformën administrative


Qeveria nënshkruan marrëveshjen për reformën administrative

12:25 22/01/2014 Reforma administrativeQeveria shqiptare ka nënshkruar sot marrëveshjen e asistencës teknike në projektin STAR për reformën administrative.

Ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu, si kreu i grupit të ambasadorëve të shteteve që do të ndihmojnë Shqipërinë në këtë reformë tha se kjo është një domosdoshmëri që duhet të kishte marrë jetë shumë vite më parë.

Sipas tij qeveria duhet të punojë fort dhe me ide të qarta, pasi në projekt parashikohet që kjo reformë të përfundojë me sukses për 10 vjet.

Kryeministri Rama e cilësoi si një ngjarje historike, duke thënë se kjo reformë mundëson marrjen në konsideratë të ndryshimeve demografike ekonomike dhe sociale që kanë ndodhur këtë çerek shekulli në Shqipëri.

Ai kërkoi ndihmën e të gjitha forcave politike në vend dhe i bëri thirrje edhe opozitës që kjo reformë të mos jetë në axhendën e saj anti qeveritare, duke thene se ajo është instrument modernizimi dhe shtysë e fortë për zhvillimin e integruar të vendit.

 





Të ngjashme