Lumi Radika, protestuesit kërkojnë transparencë nga qeveria
Lumi Radika, protestuesit kërkojnë transparencë nga qeveria
Shpërndaje
18:03 22/01/2014Dhjetëra qytetarë, të mbledhur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë i kërkuan sërish kryeministrit Rama të bëjë transparente negociatat me qeverinë maqedonase për projektin e devijimit të lumit Radika. Protesta u thirr nga Aleanca Kundër Devijimit të Lumenjve.Edhe ambjantalisti Sazan Guri i kërkoi qeverisë të dëgjojë zërin e qytetarëve.Protestës iu bashkua sërish edhe deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda.Përfaqësuesit e Aleancës kundër devijimit të lumenjëve premtuan se do të vazhdojnë protestat derisa qeveria të bëjë transparente bisedimet për këtë çështje.