Nishani: Nuk besoj se sistemi i drejtësisë ka falimentuar
Nishani: Nuk besoj se sistemi i drejtësisë ka falimentuar
Shpërndaje
16:17 24/01/2014Presidenti i Republikës Bujar Nishani në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë shfrytëzoi ceremoninë e diplomimit të studentëve të shkollës së Magjistraturës për të ndarë opinionin e tij mbi drejtësinë shqiptare duke nënvizuar se ai asnjëherë nuk ka qenë nga ata që ka besuar se sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka rënë.Bujar Nishani: Nuk kam pranuar dhe nuk do të pranojë asnjëherë faktin spekulativ se sistemi ynë i drejtësisë është i falimentuar. Jo. Sepse në sistemin tonë të drejtësisë në gjyqësor dhe prokurori ka njerëz, gjyqtarë, prokurorë, që jo vetëm e kanë lidhur jetën e tyre në kontekstin profesional me atë në detyrë, por janë përkushtuar atij profesioni duke ruajtur në rrethana herë herë të vështira integritetin profesional, moral, bëjnë drejtësi. Natyrisht midis tyre, përballë tyre, por aspak dekurajues qëndrojnë shembuj, formate të deformuar të gjyqtarëve, prokurorve të caktuar, të cilët për fat të keq bëjnë në tërësi perceptimin negativ mbi sistemin. Për presindentin Nishani është e qartë se sistemi me gjithë të metat e tij mund të vetë rregullohet nga integriteti dhe pavarësia e atyre që bëjnë që të funksionojë ky sistem.Bujar Nishani: Flasim dhe diskutojmë për pavarësinë. Shpesh herë nuk bëjmë kujdes ta dallojmë atë nga paanshmëria, si dy elemente të domosdoshëme të punës së gjyqtarit tonë. Si baza fontomentale mbi të cilat ngrihet sjellja profesionale, por edhe raportet midis institucioneve dhe pushteteve të një shoqërie demokratike. Një nga aspektet e rritjes së cilësisë të sistemit të drejtësisë është futja e magjistratëve në çdo hallkë të sistemit.Bujar Nishani: Futja e magjistratëve si prurja kryesore dhe e vetme në sistemin e drejtësisë dhe prokurorët dhe gjyqtarët është çelësi kryesor i rritjes së standardit të drejtësisë. Futja dhe angazhimi i magjistratëve dhe zgjerimi gjithmonë e më shumë i dominimit të sistemit të magjistratëve të sistemit tonë të drejtësisë qoftë në prokurori qoftë në sistemin gjyqësor është një arritje e rëndësishme. Presidenti shkon dhe më tej. Bonuse për magjistratët.Bujar Nishani: Jam i bindur se është momenti që kuvendi i Shqipërisë të bëjë ndëryhrjet e duhura në ligjin përkatës për të parashikuar bonuse të veçanta për të gjithë magjistratët e rinj që shërbejnë në gjykatat më të largëta të vendit. Ky do të jetë një element i rëndësishëm i reformës legjislative. Kjo është detyrë e parlamentit. Është gjithashtu moment që KLD të përcaktojë në aktet e funksionimit të tij, bonuse për magjistratët që shërbejnë gjykatat më të largëta të vendit si një pjesë e rëndësishme e sistemit të vlerësimit dhe pikëzimit të tyre për procesin e transferimit dhe promovimit në karrierë. Përfituesi kryesor i reformës në sistemin e drejtësisë duhet të jetë gjyqtari, prokurori. Nëse këta janë përfitues direkt në kontekstin e profesionalizmit, integritetit, të pavarësisë rezultati i ofrimit të shërbimit të qytetarit është padiskutim pozitiv.