09:23 27/01/2014Një nxënës i vitit të parë në gjimazin Partizani në Tiranë, u plagos me thikë nga një bashkëmoshatar i tij.Pak minuta para nisjes së mësimit, rreth orës 8.30, 16-vjeçari Feridon Beqolli u qëllua në këmbë pas një sherri të ndodhur për motive banale.16-vjeçari është dërguar menjehërë në spitalin ushtarak ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale tashmë gjendet në terapi intensive.Është një ngjarje e pazakontë për këtë shkolle, siç thotë një ish –nxënës i saj që këtë mëngjes iu drejtua spitalit ushtarak për të dhuruar gjak për Feridonin.Një tjetër ngjarje qe vë në pikëpyetje sigurinë në shkolla, cilësojnë deputetët e Partisë Demokratike që e vizituan adoleshentin në spital.Kjo është ngjarja e dytë kriminale që prek institucionet arsimore në vend. Pak muaj më parë, në shkollen profesionale të Durrësit një tjetër nxënës 16 –vjeçar mbeti viktimë i një grindje me një bashkëmoshatar, i cili e qëlloi atë me kallashnikov.