Parkimet e gabuara, reagon policia
Tabela që deri dje ndalonte parkimin e mjeteve në rrugën “Aleksandër Moisiu”, nuk egziston më. Ajo është zëvendësuar nga kjo tabelë që lejon parkimin. Duket se policia rrugore ka reaguar pas denoncimit të Televizionit Klan se në shumë segmente të kryeqytetit me dhjetëra drejtues mjetesh, jo vetem nuk respektonin sinjalistikën por as nuk ndëshkoheshin.
Edhe në fundin e bulevardin “ Zhan D’Ark”, përballë maternitetit “Koço Gliozheni” nëse deri bllokohej lëvizja normale e mjeteve për shkak të parkimit të gabuar, policia rrugore ka reaguar duke mos lejuar shkeljen e sinjalistikës.Por këto janë vetëm dy nga rrugët e Tiranës, ku për shkak të qëndrimit të gabuar vështiresohet levizja e mjeteve të tjera. Në fundin e bulevardit “Bajram Curri” dhe në brendësi të lagjes Ali Demi situata është e njëjtë. Në kundershtim me sinjalistikën makinat qëndrojnë të parkuara.Të njëjtën pamje na ofron edhe qendra e Tiranës. Në një segment të Bulevardit Zogu i Parë dhe në rrugë në krah të Teatrit të Opëras dhe Baletit asnjë patrulle nuk i vritet syri nga parkim i gabuar.Pak kilometra larg qendrës, në rrugen Qemal Stafa, përgjatë Prokurorisë së Përgjithshme, drejtuesit e mjeteve janë dy herë shkelës të regullave të qarkullimit. Për parkim të gabuar dhe për qëndrim të gabuar në korsinë dedikuar bicikletave.