22:31 28/01/2014 Fatorinoja i një autobusi të linjës Kamëz-Tiranë u plagos me thikë nga një pasagjer mbrëmjen e sotme në kryeqytet.I plagosuri është Fatmir Marku, 33-vjeç.Ai u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak ku iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale. Mjekët thanë se 33 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.Pak orë pas ngjarjes policia kapi dhe autorin e kësaj ngjarje.