15:47 29/01/2014Kryeministri Berisha në një postim në faqen e tij të Facebook-ut shkruan se Shqipëria është në thundrën e krimit, pas dekapitimit të Policisë së Shtetit dhe shkrirjes së Policisë Kriminale.Bilanc dramatik të krimit në Shqipëri e cilëson ish-kryemisitri situatën e këtyre muajve, teksa I referohet vrasjeve, bandave me maska, shpërthimeve me tritol si dhe trafiqeve.Sipas tij është krijuar një pasiguri ekstreme gjerë në palcë tek qytetarët për zbulim dhe kapje zero e vrasesve, dhe trafikanteve nga Policia e Edi Rames.E ndërsa partnerët ndërkombëtarë kanë shprehur shqetësimin për drejtim të trafikut të drogës nga ana e policisë së shtetit, shprehet Berisha, Piktori dështak loz futboll i rrethuar nga një batalion gardistësh e 250 policë.Për të mbuluar krimin që ka pushtuar vendin, me një cinizëm të paskrupullt ndaj qytetarëve, ai bërtet tek i bie topit "Shqipëria vend i sigurt". Kurse zëdhënësi i tij per rendin, njëkohësisht zëdhënës i bandave të rrezikshme, drekon me super vrasës, lexon para mediave komunikata të shkruara prej tyre, organizon në mes të ditës prita shtetërore për llogari të krimit.Ky "çun i mire" i krimit ju tha dje, gjysme i pire, deputeteve se per Ramen pergjegjes kryesor per shumefishimin e vrasjeve, maskave, tritolit, trafiqeve eshte sabotimi qe po i bejne atij Prokuroria dhe Shish.Te dashur qytetare dhe qytetarë, me Piktorin deshtak qe shnderroi bashkine e Tiranes ne lavatrice te parave te krimit te bandave: "te rruges se Kavajes", "te Lushnjes", "te Durresit", "Hakmarrjes per Drejtesi", te Dritan Dajtit dhe intimeve te tij, Shqiperia, ne rast se ne nuk ngrihemi, do jete protektorat krimi përfundon postimin e tij ish-kryeminsitri Berisha.