AI: Duhet marrëveshje Kosovë-Serbi për krimet


AI: Duhet marrëveshje Kosovë-Serbi për krimet

15:56 29/01/2014 AIAmnesty International i kërkon shefes së diplomacisë europiane Catherine Ashton të ndërmjetësojë marrëveshje  midis Kosovës dhe Serbisë për trajtimin e shkeljeve dhe abuzimeve të të drejtave të njeriut. Në një intervistë eskluzive për ABC neës, drejtori i zyrës së Amnesty International për Europën, Nicolas Beger deklaron, se një dialog i tillë është thelbësor për të vendosur drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre . Sipas të drejtës ndërkombëtare, autorët e këtyre krimeve duhet të sillen para drejtësisë, dhe për të afërmit e të zhdukurve duhen ketë dëmshpërblim , duke përfshirë edhe kompensim.

Amnesty International nënvizon, se  kryeministrat e Serbisë dhe Kosovës duhet të sigurojnë se ish- ushtarakët, paramilitarët dhe komandantët duhet të venë në dispozicion të Kryqit të Kuq dhe të komisioneve për personat e zhdukur në Serbi dhe Kosovë informacionin për vendndodhjen e siteve të varrimit dhe varreve masive. Amnesty International po përgatit një raport për krimin e krimeve të luftës në kuadër të negociatave të anëtarësimit me Serbinë.

Këto rekomandime i drejtohen Komisionit Europian, në mënyrë që ato të përfshihen në negociatat e anëtarësimit të Serbisë në BE.

 





Të ngjashme