15:54 01/02/2014Të gjithë kontratat e dhëna me konçesion në portin e Durresit, do të rivlerësohen. Këtë deklaratë e bën ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmon Haxhinasto, gjatë një inspektimi në portin e Durrësit. Sipas tij do të shihet nëse këto konçesione plotësojnë kriteret e vendosura përsa i përket cilësisë së shërbimit dhe konkurueshmërisë.Ministri i Transporteve premtoi rritjen cilësisë së shërbimit, me qëllim kthimin e portit të Durrësit në një prej më konkuruesve në rajon.Aktualisht në portin e Durrësit operohet me tre terminale, dy prej të cilëve adminstrohen nga kompani private dhe e treta nga Autoriteti Portual i Durrësit.