SHBA e shqetësuar për demokracinë në Ballkan


SHBA e shqetësuar për demokracinë në Ballkan

19:40 01/02/2014 KERRIIINga Mynihu ku mori pjesë në konferencën e përvitshme të sigurisë, sekretari amerikan i Shtetit Xhon Kerri shprehu shqetësimin e Shteteve të Bashkuara për një prirje gjithmonë e më shqetësuese që po dëmton demokracinë në Ballkan dhe në disa vende të Europës Qëndrore e Lindore. Kerry foli për korrupsionin që sipas tij po nëpërkëmb interesat e qytetarëve, oligarkë që nëpërmjet parave kërkojnë të shtypin opozitën dhe kundërshtarët politikë, si dhe për një prirje që synon të dëmtojë pavarësinë e gjyqësorit.

“Ne shohim një prirje shqetësuese në shumë pjesë të Europës Qendrore, Lindore dhe në Ballkan ku aspiratat e qytetarëve janë edhe një herë duke u shtypur nga korrupsioni, interesat oligarkike- interesa që përdorin paratë për të shtypur kundërshtarin dhe opozitën politike, për të blerë politikanët dhe mediat si dhe për të dobësuar pavarësinë e gjyqësorit”, theksoi Kerri.

Sekretari amerikan i Shtetit tha Shtetet e Bashkuara nuk mund të pajtohen me këto prirje dhe se Uashingtoni do të qëndrojnë krah te qytetareve që aspirojnë një të ardhme demokratike.





Të ngjashme