11:10 03/02/2014Gjykata e Krimeve të Rënda rrezoi kërkesën e Ilir Karçinit për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg”, në “detyrim paraqitje”, duke e lënë në qeli biznesmenin nga Fieri, i cili dyshohet se do të paguante 120 mijë euro për eliminimin e konkurrentit të tij, ngjarje kjo e parandaluar nga policia.Gjykatësja Etleva Deda, vendosi të lërë ne qeli Karçinin, duke vlerësuar të ligjshëm arrestimin me burg të dhënë në mungesë për biznesmenin tre ditë më parë nga gjykata e krimeve të rënda, si dhe duke pranuar kërkesën e prokurorëve Ardian Nezha dhe Behar Dibra.Gjatë seancës të zhvilluar sot me dyer te mbyllura në gjykatën e Krimeve të Rënda, Ilir Karçini, i cili dyshohet se pagoi Julian Sinanajn për të vrarë një prej biznesmenëve të hidrokarbureve në Durrës, theksoi se nuk e njihej me Julian Sinanaj dhe të penduarin N.GJ. Ai ka pranuar konfliktet me biznesmenin e gazit Piro Bare, por mohon të ketë paguar apo urdhëruar vrasjen e tij.Avokati i Ilir Karçinit, ish-kryeprokurori, Theodhori Sollaku ka deklaruar se do ta ankimojë masën e sigurisë për klientin e tij në Gjykatën e Apelit.Por Prokurorët thanë se kanë prova që provojnë të kundërtën. 44 vjeccari Ilir Karçini, pronari i një firme gazi me qendër në Patos të Fierit, do të përballet me një akuzë të rëndë, atë për sigurimin e materialeve për vrasjen e kolegut të tij durrsak Piro Bare, porosi e cila nuk u çua dot deri në fund nga Julian Sinanaj.Emri i Ilir Karçanit është përcjellë disa ditë më parë në Gjykatën e Krimeve të Rënda pas dëshmisë së Julian Sinanaj. Arrestimi i biznesmenit u bë ditën e shtunë në banesën e tij në kryeqytet dhe nën masa të larta sigurie.Pas shoqërimit në Drejtorinë e Policisë Karçini është njohur me masën e sigurisë “arrest me burg”, vendosur në mungesë nga Gjykata e Krimeve të Rënda dhe akuzën ndaj tij, “Sigurimi i mjeteve materiale dhe kushteve për realizimin e një vrasje”, parashikuar nga kodi penal dhe që dënohet deri në 5-së vjet heqje lirie.Julian Sinanaj në rrëfimin e bërë në prokurori ka theksuar se porositësi për vrasjen e radhes këtë ka qenë Andon Mëhillaj ( i shpallur në kërkim). Sinanaj ka treguar se pagesa do të ishte 120 mijë euro dhe se krimi do realizohej më 25 Janar, në zonën e liqenit.Burime policore kanë konfirmuar, se është gjetur edhe transaksioni bankar i vlerës së deklaruar për ekzekutimin e biznesmenit Bare, prapa të cilës sipas prokuroreve qenron Ilir Karçanin. redaksia/tvklan.al