15:56 04/02/2014Shqiptarët po preken çdo ditë e më shumë nga sëmundjet tumorale. Cdo vit numërohen mbi 3500 raste të reja, ndërsa problematike mbetet kapja në faza të zhvilluara të sëmundjes.Në ditën botërore kundër kancerit, minsitri i shëndetësisë vizitoi laboratorin biokimik klinik në qendrën spitalore universitare Nënë Tereza. Ai pa nga afër funksionim e aparaturës që kryen analizat e markuesve tumoralë, që prej disa kohësh nuk punonte për shkak të mungesës së reagentëve. Shefi i këtij laboratori vuri në dijeni ministrin se ka ende mungesa, që pengojnë zhvillimin e disa analizave.Drejtoresha e qendrës spitalore më të madhe në vend, bëri me dije se fondi për reagentet në këtë vit është dy herë më i madh se një vit më parë.