Zbulohen dokumentat që inkriminojnë, Ukë Rugovën


Zbulohen dokumentat që inkriminojnë, Ukë Rugovën

09:22 07/02/2014 RugovaQindra dokumente që inkriminojnë Ukë Rugovën u zbuluan nga policia e EULEX gjatë aksionit për arrestimin e tij. Lajmin e bëjnë të ditur mediat kosovare.

Sipas tyre në shtëpinë e djalit të ish-presidentit të Kosovës u gjetën foto personash të ndryshëm, kopje pasaportash, kopje vizash e zarfe me polica sigurimesh. Të gjitha këto sipas prokurorëve të EULEX, faktojnë përfshirjen e Rugovës në grupe kriminale.

Gjykatësit vendosën masën e paraburgimit për Rugovën dhe 2 të dënuarve të tjerë për këtë rast, deri në fund të shkurtit. Pjesa tjetër do të mbahen në arrest shtëpie. Ndërsa Qefser Baholli do të gjykohet në gjendje të lirë.

Djali i presidentit Ibrahim Rugova, veç krimit të organizuar, mashtrimit, ushtrimit të ndikimit dhe keqpërdorimit të pozitës zyrtare, dyshohet edhe për trafikim emigrantësh.

Ai u arrestua të mërkurën gjatë aksionit të EULEX në banesën e tij në Prishtinë.

 





Të ngjashme