13:36 07/02/2014Policia e Janinës vuri në pranga 43 vjeçar, i cili transportonte sasi të mëdha lëndësh narkotike.Arrestimi u krye nga trupat e Departamentit të Narkotikëve në policinë e këtij qyteti.43 vjeçarit iu gjetën në automjetin me të cilin udhëtonte, 198 kg hashash të papërpunuar dhe 113 kg të tjerë të përpunuara dhe të vendosura në pako.Në automjet u gjendën edhe armë, të cilat policia dyshon se mund të ishin përdorur kundër policisë.Policia sekuestroi një automatik kallashnikovë, 2 karikatorë dhe 48 fishekë. Mediat greke bëjnë me dije se droga vinte nga Shqipëria dhe kishte si destinacion Trikalën. Redaksia/tvklan/ R. Prifti