Hetim nxjerrjes së sekreteve hetimore


Hetim nxjerrjes së sekreteve hetimore

15:47 07/02/2014 adriatik-llallaNxjerrja e sekretit hetimor të çështjeve me rrezikshmëri të lartë është kthyer në shqetësim për organin qendror  të akuzës. Prokurori i përgjithshëm Adriatik LLalla deklaroi gjatë analizës së punës së prokurorisë se krimeve të rënda se nxjerrja e të dhënave në mënyrë selektive për disa ngjarje të renda të kohëve të fundit ka dëmtuar rëndë hetimin. Ndaj ai kerkoi që kjo sjellje duhet të marrë fund.

Kryeprokurori deklaroi se për të gjitha rastet e dekonspirimit dhe të nxjerrjes së sekretit hetimor do të ketë hetime të mëtejshme. Përsa i përket analizës së punës së prokurorisë së krimeve të rënda, ai vlerësoi punën e prokurorëve të kësaj strukture, duke thënë se rezultatet kanë qenë konkrete dhe të prekshme.

 





Të ngjashme