16:08 07/02/2014Ka precipituar sërish në përleshje me policinë protesta e studentëve të Universitetit të Prishtinës. Një numër i madh studentësh u mblodhën sërish përpara ndërtesës së Universitetit. Ata qëlluan me gurë ndaj kordonit policor. Policia u kundërpërgjigj me gaz lotsjellës dhe shkopinj gome.Mediat kosovare raportojnë për 10 të lënduar lehtë. Në pranga u vunë disa protestues.Kjo është dita e 9 e protestës së studentëve që kërkojnë dorëheqjen e rektorit Ibrahim Gashi pasi u zbulua se kishte publikuar punime shkencore në një revistë në Indi.