Nishani : Tentativë për të ndërhyrë në kompetencat e presidentit


Nishani : Tentativë për të ndërhyrë në kompetencat e presidentit

20:20 07/02/2014 Presidenti NishaniPresidenti i Republikës Bujar Nishani deklaron se rrezimi i dy  kandidaturave për anëtarë të Gjykatës së Lartë nga ana e maxhorancës së majtë në Kuvend ishte një përpjekje e njëanshme për të ndërhyrë në kompetencat e kreut të shtetit. Në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës gjatë qëndrimit të tij në Uashington, Nishani tha se kandidaturat që u rrëzuan kishin integritet dhe përvojë në fushën e gjyqësorit.

Kreu i shtetit u pyet edhe për funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Sipas tij, tashmë ky institucion ka zëvendësuar të gjitha praktikat bllokuese të mëparshme dhe është vënë në vijë analiza e punës për ata që punojnë në sistemin e drejtësisë.

Presidenti i Republikës tha gjithashtu se reforma në drejtësi duhet të gjenerohet nga vetë ky sistem duke u mbështetur tek pjesa më e mirë e tij.

Përsa i përket integrimit, Nishani tha se Shqipëria dhe shqiptarët e meritojnë marrjen e statusit kandidat.

 

 

 





Të ngjashme