Sarandë, policia arreston një të dyshuar për vënie tritoli


Sarandë, policia arreston një të dyshuar për vënie tritoli

22:15 07/02/2014 prangaPolicia e qytetit të Sarandës ka vënë në pranga një person i cili dyshohet si autor i të paktën dy rasteve të shpërthimeve më tritol.

I ndaluari është 27-vjeçari Saimir Selmani, për të cilin policia dyshon se është autor i vënies së tritolit në një zyrë avokatie dhe në banesën e një polici, më 28 dhe 29 qershor të vitit 2013.

Sipas policisë, Selmani ishte person në kërkim për falsifikim monedhash ndërsa rezulton se kishte kryer më parë dënim për vjedhje me dhunë.

 

Redaksia/E.K

 

 





Të ngjashme