16:42 08/02/2014Në një koment të sajin për gjendjen në Bosnjë, rrjeti britanik BBC, thotë se shkaku kryesor është niveli i lartë i papunësisë në këtë vend, më shumë se 40% e të gjithë popullsisë. Madje protestat e dhunshme të orëve të fundit, janë konsideruar si më të fuqishme që pas përfundimit të luftës civile në 1995. Më shumë se 200 persona mbetën të plagosur në Sarajevë, Tuzla, Monstar, Zenica dhe Bihaç.Me nivelin e lartë të papunësisë, BBC lidh edhe protestat e zhvilluara nga studentët në Prishtinë, kundër rektorit të Universitetit. Nga përleshjet mes studentëve dhe policisë mbetën të plagosur më shumë se 60 persona nga të dy palët. Disa dhjetëra të tjerë janë arrestuar.Protestat e studentëve, megjithëse me vonesë, duket se e ka dhënë rezultatin e saj. Pasditen e së shtunës rektori i Universitetit Ibrahim Gashi dha dorëheqjen nga posti i tij. Ndërkaq, sipas BBC, Kosova ka nivelin më të lartë të papunësisë në Ballkan, me mbi 40 përqind të tillë.