Aksidenti në Kukës, 3 të plagosurit në gjendje të rëndë


Aksidenti në Kukës, 3 të plagosurit në gjendje të rëndë

16:05 09/02/2014 aksidenti voreaksidenti1111Tre nga të plagosurit e aksidentit të djeshëm në Kukës vijojnë të jenë në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak në kryeqytet.

Ndërkaq një grup ekspertësh nga Tirana kanë mbërritur në vendngjarje, për të zbardhur shkaqet e aksidentit tragjik.

Ata do të zbërthejnë të gjitha pjesët metalike të sistemit të drejtimit, për të përcaktuar gjendjen teknike të automjetit.

Nga hetimet e policisë ka rezultuar se Bashkim Çuni,  shoferi që drejtonte furgonin, nuk zotëronte patentën e duhur për të transportuar pasagjerë.

Sipas policisë, 21 vjeçari kishte një patentë të klasit B për drejtim personal të automjetit.





Të ngjashme