16:29 09/02/2014Një furgon me 8 pasagjerë ka dalë nga rruga pasditen e sotme, duke rënë në kanal.Nga aksidenti jane plagosur 3 pasagjerë, ndërsa 5 të tjerë janë të lenduar.Policia bën të ditur se kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit, por paraprakisht dyshohet se furgoni ka rrëshqitur si pasojë e lagështirës në rrugë. Në gjendje më të rëndë është një foshnjë 4 muajshe si dhe shoferi Nebi Cami, 46 vjeç që ka demtime të gjymtyrëve.Të dy këta janë nisur me urgjencë drejt Tiranës për një trajtim më të specializuar në Siptalin Ushtarak.Burime zyrtare të policisë thanë se të plagosurit e tjerë janë shoqëruar për në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.Furgoni ishte nisur nga Peshkopia drejt fshatrave të komunës Luzni.