Kushtetuesja shtyn shërish kërkesën e PD për aktin normativ
Kushtetuesja shtyn shërish kërkesën e PD për aktin normativ
Shpërndaje
13:02 11/02/2014Gjykata Kushtetutese ka vendosur të shtyjë sërish shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike kundër aktit normativ të qeverisë për ndryshimet në buxhetin e shtetit për vitin 2013. Vendimi u morr pasi në këtë seancë nuk ishte i pranishëm numri i nevojshëm i gjyqtarëve, për të vijuar shqyrtimin.Sipas Partisë Demokratike akti normativ i qeverisë është në kundërshtim me ligjin për menaxhimin e sistemit buxhetor. Demokratët thonë se ligji lejon marrjen borxh vetëm për investime dhe jo për shpenzime operative në administratë.Në ankimimin e tyre demokratët theksojnë se akti normativ, krijon një precedent të rrezikshëm për prishjen e stabilitetit ekonomik dhe financiar të vendit.