Dorëhiqen tre ministra të Erdogan.


Dorëhiqen tre ministra të Erdogan.

09:42 26/12/2013 erdogan4Japin dorëheqjen 3 ministra të qeverisë turke. Shkak është bërë një skandal korrupsioni ku janë përfshire djemte e tyre dhe 22 persona të tjerë, punonjës të administratës. Kanë firmosur largimin Ministri i Mjedisit Erdogan Bajraktar, ministri Brendshëm Zafer Çaglajan dhe ai i Ekonomisë Muamer Gyler. Në deklaratat e tyre për shtyp, ish-ministrat thanë se dorëheqja ishte një akt për të lehtësuar hetimet megjithëse kjo procedure e ngritur ndaj femijeve të tyre është një veprim i paskrupullt.Vetëm një ditë më parë të tre ministrat e dorëhequr janë parë teksa prisnin në aeroportin e Ankarasë mbërritjen e kryeministrit Erdogan.

Vetë Erdogan, kërcënoi se do t’ua priste duart të gjithë atyre që përmes hetimeve duan të inkriminojnë qeverinë e tij. Ndërsa, në një tubim me mbështetës të partisë së tij, kryeministri turk deklaroi se çështja në fjalë është e montuar dhe ka synime të qarta politike. Me tone te larta kryeministri akuzoi për orkestrim të kësaj çështjeje edhe Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Gjithcka ndodhi pas arrestimit te 24 personave 8 ditë pas publikimit te hetimeve më shumë se 550 oficerë dhe drejtues të lartë të policisë turke janë shkarkuar, pezulluar apo përjashtuar nga rradhët e forcave të rendit, të gjithë me firmën e ish-ministrit te brendshem Çaglajan.





Të ngjashme