New York Times: Thaçi nuk e meriton Nobelin.
Një ndë gazetat më të mëdha në botë, prestigjozja amerikane, "New York Times", thotë se Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi nuk mund të vlerësohet me çmimin "Nobel". Gazeta e cilësohen atë si një ish-guerrilas të pamëshirshëm, që urdhëronte arrestime e vrasje. New York Times ka botuar një shkrim pesë muaj më parë, në të cilin paralajmërohej kandidimi i mundshëm i Thaçit dhe i Kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, për çmimin "Nobel". Lajmi shoqërohej gjithashtu edhe me një profil të kryeministrit kosovar me titull "Thaçi aspiron të bëhet burrë shteti, por e përndjek e kaluara e tij si guerilas".
Hashim Thaçi, Ivica Daçiç dhe Baronesha Catherin Ashton u shpallën kandidatë për çmimin Nobel për paqen në kontributin që kanë dhënë, pas suksesit diplomatik të arritur në marrdhëniet, Kosovë- Serbi.