12:36 26/12/2013 Autoritetet egjiptiane kanë shpallur si organizatë terroriste “Vllazërinë Myslimane”. Ky grupim akuzohet si nxitës kryesor i tensioneve në vend dhe përgjegjës për një mori sulmesh me bomba ku kanë humbur jetën mbi 350 pjesëtarë të forcave të sigurisë. Drejtuesit e Vllazërisë Myslimane mohojnë të kenë gisht në akte të tilla. Sipas anketimeve, 79 % e të intervistuarve mbështesin vendimin e qeverisë, për t’a shpallur të jashtëligjshme këtë organizatë.