Beyonce realizon dëshirën e fundit të një fëmije me kancer
Beyonce realizon dëshirën e fundit të një fëmije me kancer
Shpërndaje
14:36 26/12/2013 Dëshira e fundit e 12-vjeçares së diagnostikuar me kancer, Taylor Davis ishte që të takonte dhe të kërcente me këngëtaren e saj të preferuar Beyonce.
Ylli i hitit “Love on Top” e bëri realitet këtë ëndërr gjatë një koncerit në Las Vegas. Teksa po këndonte i`u afrua vogëlushes e cila ndodhej mes turmës duke e përqafuar.
Taylor e cila nuk e priste aspak, u shtang në vend e përlotur. Beyonce e ftoi me pas që të kërcenin së bashku në skenën e madhe. 12-vjeçarja vuan nga Osteosarcoma, një formë shumë e rrallë kanceri në kockë, i cili fatkeqësisht është i pa shërueshëm.