16:21 26/12/2013Lëvizja Socialiste për Integrim ka depozituar në komisionin e ekonomisë disa propozime në kuadër të diskutimeve nen për nen të projektbuxhetit dhe paketës së re fiskale, mes të cilave i kërkon kuvendit që të mos e rrisë tatimin mbi të ardhurat për biznesin fason, por ta lërë atë në masën 10 përqind. Sipas kreut të grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, këto amendamente e bëjnë më efiçent buxhetin për këtë sektor që gjeneron shifra të mëdha punësimi. Pjesë e ndryshimeve të propozuara nga lëvizja Sociaslite për Integrim janë edhe zgjerimi i moshës për checkup-in nga 40 në 65 vjeç si dhe kalimi i 20 përqind të të ardhurave të akcizës për duhanin në fondin e ministrisë së shëndetësisë.
Këto amendime pasi të diskutohen në Komisionin e Ekonomisë do të kalojnë për votim edhe në seancën plenare të 28 dhjetorit ku do të miratohet nen për nen dhe në tërësi projektbuxheti dhe paketa e re fiskale.