Përkeqësohet ekonomia franceze


Përkeqësohet ekonomia franceze

12:26 28/12/2013 FranceThellohet niveli i papunësisë në Francë. Sipas shifrave të publikuara për muajin nëntor janë edhe 18 500 persona që kanë humbur vendin e tyre të punës për muajin e 11 të vitit që po lëmë pas. Në total, janë rreth 3.3 milionë francezë të regjistruar në zyrat e punës, një lajm shumë i keq ky për presidentit Fransua Holond. Në muajin tetor, kur papunësia pati një ulje të lehtë në më shumë se 2 vjet, ai deklaroi se së shpejti vendi do të dilte nga kriza. Opozita thote se kjo eshte pasoje e politikave te gabuara fiskale te presidentit Olond, me rritjen e taksave per biznesin e madh. Qeveria socialiste e Frances e vendosi tatimin mbi fitimin ne masen 75 perqind per te gjithe individet qe marrin me shume se 1 milione euro ne vit. Ky vendim beri qe mjaft te pasur, kryesisht bankiere, te largohen nga Granca. Ecuria negative ne ekonomi pritet te ketë ndikim të drejtpërdrejtë në performancën e socialistëve në zgjedhjet locale të marsit të vitit të ardhshëm. Shume votues ndihen te zhgenjyer. Shifrat flasin për një përkeqësim të ekonomisë franceze në vitet në vijim. Sipas parashikimit, në 2028 Franca do të renditet e 12-ta në botë për nga fuqia ekonomike, ndërsa sot ajo mban vendin e 5-të.





Të ngjashme