12:43 28/12/2013Në Denver të Shteteve të Bashkuara, prej 1 Janarit, gjithëkush mund të blejë mariuanë në dyqanet dhe baret e qytetit. Autoritetet federale vendosën të legalizojnë konsumin e kësaj lënde narkotike për personat mbi 21 vjeç. Të premten u shpërndanë edhe lejet e para për bizneset ku do të shitet marjuanë. Shitja do të fillojë ditën e parë të 2014-ës në orët 8 në shumë dyqane të Denverit, e më pas edhe në shumë lokalitete të tjera të Kolorados. Deri më tani jaën dhënë 348 liçenca për bizenset e marjuanës në këtë shtet federal, ndërsa qindra të tjera po shqyrtohen nga autoritetet.
Por Kolorado nuk është shteti i parë që lejon konsumin e marjuanës. Në vitin 2012, shteti federal i Uashingtonit ishte i pari që ligjëroi lëndët narkotike. Por i vetmi vend në botë ku kultivimi dhe konsumi normal i Kanabisit është i ligjëruar është Uruguai, autoritetet e të cilit vendosën ta legalizojnë këtë bimë gjatë dhjetorit.