VIPAT e “vështirë” për të punuar


VIPAT e “vështirë” për të punuar

14:44 28/12/2013 Val_KilmerVal Kilmer- Kilmer është i famshëm mbi të gjitha për grushtat në set xhirimi me regjisorin Joel Schumacher, pasi ky i fundit i tha Kilmer se mënyra tejet e pahijshme sesi e trajtonte stafin ishte e patolerueshme.

Mike_MyersMike Myers- Myers është një personazh absolutisht i dashur për publikun, por nuk jemi të sigurt nëse do ta përlenit kaq shumë nëse do të punonit me të. Aktori është i njohur në ambientet e punës për ekzigjencat e tij të të pafundme.

Katherine HeiglKatherine Heigl- Sharjet e herë pas herëshme për njerëzit me të cilët kishte punuar, sjellja e saj arrogante dhe kërkesat absurde bënë që, nga një nga aktoret më të paguara të Hollywood-it të përfundonte si imazhi i një reklame. Heigl është e njohur për ankesat e saj të pafundme dhe fjalët negative për çdo njeri me të cilin ka punuar.

Gwyneth PaltrowGwyneth Paltrow- Mes kërkesave nga më absudet, Paltrow pretendon që kur shkon në palestër, dikush të thajë dushin, në mënyrë që ajo të mos ketë asnjë kontakt me ujin e përdorur nga personi që e ka përdorur para saj. Gjatë xhirimeve të Iron Man 2, ajo e shmangu aq shumë aktoren Scarlett Joahnsson, sa të dyja nuk shkëmbyen kurrë një fjalë.

Russell CroweRussell Crowe- Aktori ka një reputacion aspak të mirë mes njerëzve me të cilët ai punon, mbi të gjitha për sherret në gjendje të dehur, telefonatat kërcënuese në gjysmë të natës që i bën producentëve të filmave dhe fyerjet e shumta të njerëzve në Twitter.

Edward NortonEdward Norton- Një aktor i famshëm për faktin se profesionin e tij e ka me shumë passion dhe i dedikohet pafund, Norton bën pjesë në listën e personave të vështirë në punë pikërisht për këto arsye. Ai e merr aq seriozisht karakterin që luan sa ka të njejtën sjelle edhe jashtë sheshxhirimit.

Steven SeagalSteven Seagal- Filmat e shumtë dhe të qenurit në ekran prej kaq shumë vitesh bëjnë që negativitetet mbi yllin e filmave aksion të jenë të pabesueshme. Megjithatë është fakt që Seagal fabrikon të pa vërteta mbi jetën e tij personale dhe nuk kursehet aspak të godasë me shkelma djem të stafit gjatë xhirimeve të një filmi.

James CameronJames Cameron- Ndonëse pjesë e një stafi, për të folur me regjisorin e famshëm duhet të vendosesh në rradhë. Cameron është padyshim një nga regjisorët më të suksesshëm të Hollywood-it, por ai është i famshëm edhe për sjelljen e egër me stafin, që shpesh i bën të prekin kufinjtë e durimit.






Të ngjashme