09:42 30/12/2013Michael Schumacher është aksidentuar duke bërë ski paraditen e së dielës në Meribel në Francë dhe është në gjendje të rëndë në spitalin e Grenoblës. Shumaker i është nënshtuar një ndërhyrjeje kirurgjikale në kokë dhe ndodhet në koma sipas lajmeve të dhëna nga mjekët. Së bashku me 7 herë kampionin e Botës në Formula Një është edhe gruaja Korina dhe fëmijët. Mjekët e spitalit të Grenoblës po ndihmohen edhe nga Zherar Saiant, i cili ka operuar pilotin e njohur pas aksidentit të pësuar në Silverston në vitin 1999.