10:09 30/12/2013Shqipëria edhe për festa e fundivitit eshte e mbuluar nga plehrat. Nga një vëzhgim i gazetarëve te Tv Klan rezulton se në pikat e kalimit kufitar plehrat të presin si kartolinë mirëseardhje.
Në hyrje të çdo pike të kalimit kufitar, ato të rrugëve tokesore, sheh të njejten panoramë: Plehra te hedhura ngado.
Në doganën e Kakavisë, me e madhja në vend, ndodhet në një gjendje aq skandaloze, që i bie në sy çdokujt, por çuditërisht jo atyre që merren me pastrimin e territorit.
Ndërsa në doganën e Morinit, në Kukës. Hyrja e saj është shndërruar në një vend të posaçëm për hedhjen e mbeturinave, të bareve, e pse jo edhe të vetë zyrave doganore dhe të policisë.
Qeveria ndërmori pak javë më parë një nismë për të sensibilizuar qytetarët që ta mbajnë mjedisin pastër. Siç duket, në portat hyrëse të Shqipërisë, kjo nismë ose nuk ka mbërritur, ose nuk ka patur efekt.