CAS rrëzon Skënderbeun


CAS rrëzon Skënderbeun

13:49 12/07/2019

Skënderbeu do të vuajë deri në fund dënimin e dhënë nga UEFA për trukim ndeshjesh. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv la të pandryshuar vendimin për 10 vjet përjashtim nga Kupat e Europës dhe 1 milionë euro gjobë. Në vendimin e publikuar këtë të premte Gjykata e quan ndëshkimin të justifikuar duke u bazuar te provat e paraqitura dhe pasi dëgjoi palët në seancën e mbajtur më 16 prill të këtij viti në Lozanë.

Një goditje e fortë, pasi drejtuesit e Skënderbeut shpresonin në një vendim në favor të tyre. Komisioni i Disiplinës në UEFA vendosi më 29 mars të 2018 se ekipi i Skënderbeut kishte ndikuar në rezultatet e disa ndeshjeve në kupat e Europës.

Ndëshkimi u konfirmua edhe nga Komisioni i Apelit dhe më pas klubi korçar e ankimoi në CAS.

Tv Klan






Të ngjashme