AFP: Franca e hapur për shkëmbimin e territoreve
Shkëmbimi i territoreve konsiderohet si një ndër çështjet
më të nxehta, teksa Kosova dhe Serbia po përpiqen t’i rikthehen tryezës sëdialogut për përmirësimin e marrëdhënieve, si kusht kryesor për antarësimin nëBashkimin Europian.E teksa Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur
kategorikisht kundër një mundësie të tillë, Franca duket se ka një qëndrim më tëzbutur ndaj kësaj çështje, siç shkruan në një artikull të saj agjencia elajmeve AFP.“Mundësia për të tentuar zgjidhjen e konfliktit përmes shkëmbimit të territoreve mbetet pa përgjigje. Parisi është i hapur për këtë, ndryshe nga Berlini që i frikësohet hapjes së ‘Kutisë së Pandorës’ për nacionalizmin”.
Shkrimi i AFP-së lidhet me vizitën e Presidentit francez Macron në Beograd të hënën e 15 Korrikut. Vizita ishte planifikuar për në Dhjetor të vitit të kaluar por u shty për shkak të trazirave që shkaktuan në Francë protestat e jelekëverdhëve. Pjesë e bisedimeve me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç pritet të jetë edhe çështja e Kosovës.
Macron do të përpiqet të zhbllokojë dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Thaçi dhe Vuçiç ishte parashikuar të takoheshin në një samit në Paris me ndërmjetësimin e Macron. Takimi i tyre u anulua për shkak të taksës që ka bllokuar importet serbe, të cilën qeveria Haradinaj refuzon t’a heqë nëse Serbia nuk e njeh Kosovën si shtet.
Tv Klan