Albert Brojka intervistë për përfshirjen e emigrantëve në listat e votimit (17 Nëntor 1998)
Kryetari Albert Brojka flet në intervistë për urdhërin e Ministrisë së Pushtetit Lokal përsa i përket heqjes nga lista e votimit të emigrantëve. Sipas Brojkës ky udhëzim është i jashtëligjshëm dhe se nga ana e tij nuk do të ketë zbatim. Brojka u shpreh se kjo bie ndesh me projekt Kushtetuten ku nenet e saj theksojnë se përveç personave që nuk janë të aftë mendërisht asnjë tjetër nuk duhet të përjashtohet nga votimi.
Pamje kryetari i Bashkisë Tiranë Albert Brojka intervistë./tvklan.al