Spanja merr Presidencën e BE
Nga 1 Janari i vitit 2010 Spanja merr drejtimin e Presidencës së Bashkimit Europian. Presidenca spanjolle është e para që do të drejtojë bllokun 27 anëtarësh nën një strukturë të re, pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës.
Kryeministri i vendit Zapatero deklaroi se prioritet do të jetë miratimi i një strategjie për zhvillimin ekonomik deri në vitin 2020.
Gjatë vizitës së pak ditëve më parë në Spanjë, Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha mori garanci për liberalizimin e vizave për Shqipërinë brenda 6 mujorit të këtij viti.
Po kështu, në kuadër të procesit të integrimit europian, Ambasadori i BE-së, Lohan i dorëzoi Kryeministrit Berisha pyetësorin me mbi 220 pyetje, i cili duhet të plotësohet nga autoritetet shqiptare dhe t’i dorëzohet komisionit.
Tv Klan