Viti i Ri 2010, festë e varfër në kryeqytetin shqiptar


Viti i Ri 2010, festë e varfër në kryeqytetin shqiptar

13:20 01/01/2010

Festë me pak fishekzjarre dhe shumë shashka. Edhe pse vitet kalojnë dhe tentojmë të bëhemi pjesë e Europës, atmosfera e Vitit të Ri në sheshin kryesor të Tiranës është krejt e ndryshme nga kryeqendrat e botës, ku qytetarët e përjetojnë ndërrimin e viteve mes magjisë së fishekzjarreve, haresë, përqafimit dhe shampanjës.

Por edhe duke e krahasuar me vitet e shkuara, zbrazëtia e këtij sheshi qendror flet qartë për mosmenaxhimin e festimeve për pritjen e Vitit të Ri 2010 nga Bashkia e Tiranës, në një mënyrë të denjë për një kryeqytet, larg dhe afër Europës.

Një atmosferë e vakët dhe trishtuese e Tiranës në agimin e 2010-ës, ku ata pak qytetarë të dyndyr me zhurmë në shesh, kishin për mjedis feste jo magjinë piroteknike, por nje betejë shashkash dhe një mini koncert të mbytur nga zhurma e tyre.

Për ironi të fatit, ndryshe nga pjesa tjetër e botës, ky është mjeti festiv për ata që dalin në shesh në momentin e ndërrimit të viteve, një festë jashtë kontrollit të bashkisë dhe në mëshirë të shashkave, ku të lënduarit janë më së shumti vetë hedhësit. Ndaj dhe urimi për më shumë përgjegjësi dhe mbi të gjitha mirëqënie mbetet urimi potencial për të gjithë shqiptarët në momentin e ndërrimit të viteve.

Tv Klan






Të ngjashme