Presidenti Topi viziton bebet e para të 2010-ës


Presidenti Topi viziton bebet e para të 2010-ës

13:30 01/01/2010

Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i shoqëruar nga Zonja e Parë, Teuta Topi, ka vizituar dy binjakët e lindur në maternitetin Koço Gliozheni, njëri prej të cilëve është edhe foshnja e parë e 2010-ës, i ardhur në jetë vetëm dy minuta pas mbërritjes së Vitit të Ri.

Pasi uroi nënën e dy foshnjave, një djalë e një vajzë, kreu i shtetit i uroi shqiptarët për një vit të mbarë dhe me më shumë prosperitet. Gjatë fjalës së tij, Presidenti deklaroi se 2010-a është një vit shumë i rëndësishëm për politikën, ndaj nevojiten impenjime të medha.

“Viti 2010 është një vit shumë i rëndësishëm për politikën shqiptare. Është viti që kërkon impenjime të mëdha, pasi në vetvete është viti i prosperitetit”, u shpreh Topi.

Presidenti, i shoqëruar nga titullarët e institucionit dhe mjekët, pa nga afër kushtet dhe përkujdesjet që i ofrohen foshnjave të porsalindura në këtë maternitet të kryeqytetit.

Tv Klan






Të ngjashme