Grabitet pika e karburantit në Vlorë
Dy persona të armatosur e me maska kanë grabitur një karburant në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të fshatit Babicë të Vlorës.
Grabitësit nën kërcënimin e armës kanë mbyllur rojen në një dhomë dhe kanë marrë kasafortën, ku ndodhej një shumë e konsiderueshme parash.
Sipas dëshmisë së rojes, ata nuk kanë ushtruar dhunë mbi të, por ishin të mirëinformaur se ku ndodhej kasaforta.
Policia e Vlorës ka nisur hetimin dhe është vënë në kërkim të autorëve.
Tv Klan