Viti i Ri, dashuri me administratën
Viti i Ri ka ardhur që ditën e premte, por administrata publike ende pushon, edhe pse është ditë e hënë dhe qytetarët kanë nevoje për shërbime të ndryshme.
Zyrat e të gjitha institucioneve qendrore e vendore janë mbyllur. Të vetmit që punojnë pas dy ditëve festive të Vitit të Ri janë privatët, bizneset e vogla në kryeqytet, për të cilët puna ka nisur që të shtunën. Ndaj dhe ky pushim për fillimjavë u duket i paarsyeshëm.
Edhe pse Janari ka nisur, festat zgjaten, prandaj kush kërkon një shërbim të thjeshtë duhet të presë 5 Janarin. Përjashtim bën zyra e tërheqjes së pasaportave biometrike në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Tiranës, e cila vazhdon të jetë e hapur për të pajisur me pasaportën e re qytetarët.
Tv Klan