Po kthehej në atdhe, por në Rinas e prisnin prangat
Një 40-vjeçar i dënuar në Itali me 12 vjet heqje lirie u arrestua nga autoritetet në Rinas. Domi Vuksani alias Nikel Vuksani, i lindur në Shkodër, rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale organizatë kriminale dhe trafik të lëndëve narkotike.
Ai u arrestua teksa po tentonte të futej në Shqipëri. Vuksani, sipas policisë, kishte ndërruar gjeneralietet me qëllim shmangien e dënimit në Itali.
Arrestimi i tij u bë me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma në vitin 2014, pasi u dënua nga Gjykata e Firences./tvklan.al