Konfirmohen nga gjykatat 34 kryebashkiakë të rinj
Ademi i drejtohet Gjykatës Kushtetuese të anulojë 30 Qershorin
Arrin në 34 numri i kryebashkiakëve të konfirmuar nga gjykatat e rretheve, të shpallur fitues në zgjedhjet e 30 Qershorit. Këtë të enjte gjykata e Sarandës vendosi në seanca të veçanta të pranojë mandatin e kryebashkiakut Delvinës, Sarandës, Kuçovës, Gramshit dhe Dropullit . Në asnjë seancë gjyqësore nuk është pranuar kërkesa e opozitës për të qenë si palë e tretë.
Ndryshe nga këto konkluzione, vendosi një ditë më parë Gjykata e Durrësit, e cila refuzoi të konfirmojë mandatin për kryebashkiaken socialiste Valbona Sako, ndërsa Gjykata e Tiranës shpalli moskompetencë për të shqyrtuar mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Vorës, Agim Kajmaku.
Ndërkohë kryebashkiakët e djathtë vijojnë rezistencën. Në emër të Shoqatës së Bashkive, kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese, edhe pse ajo është aktualisht jashtë funksionit, një kërkesë për të shpallur si antikushtetuese zgjedhjet e 30 Qershorit dhe të verifikojë ligjshmërinë e regjistrimit të partisë Bindja Demokratike.
“Jemi këtu duke iu referuar asaj që është e drejtë kushtetuese dhe publike në interes të qytetarëve. Dekreti duhet të merrej në konsideratë, shpresoj që në momentin e parë që të jetë në punë të nis gjykimin e një çështje me rëndësi. Ne shpresojmë që Rama të mos pengojë ngritjen e gjykatës dhe të marrë sa më shpejt çështjen në gjykim”.
E pyetur nëse do të lirojë zyrën, Ademi nuk ka dhënë një përgjigje të qartë duke u shprehur se do të ndiqet rruga institucionale.
Fituesit bashkive të konfirmuar nga gjykatat:
- Tonin Marina, Malësi e Madhe
- Gjon Gjonaj, Pukë
- Rexhë Byberi, Tropojë
- Liman Morina, Has
- Safet Gjici, Kukës
- Agron Malaj, Mat
- Ilmi Hoxha, Klos
- Elton Arbana, Shijak
- Redi Krali, Kavajë
- Haxhi Memolla, Rrogozhinë
- Lorenc Tosku, Peqin
- Andis Salla, Cërrik
- Gentjan Llatja, Elbasan
- Kastriot Gurra, Librazhd
- Fatos Tushe, Lushnjë
- Fredi Kokoneshi, Divjakë
- Armando Subashi, Fier
- Rajmonda Balili, Patos
- Majlinda Bufi, Roskovec
- Qerim Ismaili, Mallakastër
- Juliana Memaj, Ura Vajgurore
- Gëzim Topçiu, Maliq
- Pali Kolefski, Pustec
- Eduard Duro, Devoll
- Erion Isai, Kolonjë
- Alma Hoxha, Përmet
- Gjolek Guci, Memaliaj
- Tërmet Peçi, Tepelenë
- Flamur Golemi, Gjirokastër
- Adrian Gurma, Sarandë
- Kristo Kiço, Finiq
- Majlinda Qilimi, Delvinë
- Gjergji Goro, Himarë
- Shuaip Beqiri Konispol
Tv Klan