Kodheli: Emigrantët i kalojnë pushimet në radhët kilometrike


Kodheli: Emigrantët i kalojnë pushimet në radhët kilometrike

13:05 05/01/2010

Partia Socialiste ka dalë për të denoncuar paaftësinë e qeverisë, siç e ka quajtur deputetja Mimi Kodheli, për të përballuar radhët e gjata në kufi në prag festash.

Sipas deputetes socialiste, kjo qeveri, e cila duhet t’u jetë mirënjohëse të gjithë shqiptarëve që jetojnë jashtë, të cilët me kontributin e tyre mbajnë në këmbë ende ekonominë e brishtë të Shqipërisë, duhet që të paktën një herë në vit, kur ata kanë nevojë për asistencën e qeverisë së tyre, të jetë e aftë ta bëjë këtë.

“Është i disati vit që emigrantët i kalojnë pushimet jo me të afërmit e tyre, por në rradhë të gjata e kilometrike”, u shpreh Kodheli.

Partia Socialiste denoncon jo vetëm paaftësinë e kësaj qeverie, por edhe mungesën e vullnetit të saj për t’i paraprirë situatave, të cilat nuk janë fenomene natyrore, por normalisht të pritshme e të njohura.

Por ndryshe mendojnë vetë emigrantët, të cilët i janë drejtuar familjeve të tyre për festat e fundvitit.

Në të gjitha pikat kufitare pala shqiptare ka punuar me kapacitet të plotë, duke hapur sportele të reja në ditët kur fluksi i emigrantëve ka patur pikun e tij.

Tv Klan






Të ngjashme