Rrugëtim në kryeqytetin me gropa


Rrugëtim në kryeqytetin me gropa

14:33 05/01/2010

Kjo ështe pamja që të ofrohet në njërën prej lagjeve të kryeqytetit. Jemi në bllokun numër 66 pranë shkollës së mesme “Besnik Sykja” e jo në zonat e përmbytura në veri të vendit.

Rrugët e kësaj lagjeje u ngjajnë më tepër atyre të ndonjë fshati, ku asfalti s’ka mbërritur ndonjëherë. Për të kaluar mbi to, kalimtarëve u duhet të bëjnë akrobaci që të shmangin pellgjet me ujë.

Faktikisht asfaltimi i këtij blloku banimi duhet të kishte përfunduar rreth një vit më parë. Zvarritja e punimeve është e pakuptimtë.

Situata nuk është më e mirë në qendër të metropolit shqiptar. Sheshi Skënderbej mund të quhet fare mirë “Sheshi me Gropa”, pasi i shkon më përshtat gjendjes së tij. Sepse nuk do të ishte katandisur kështu edhe sikur Skënderbeu të kishte zhvilluar me të vërtetë ndonjë nga betejat e tij.

Ndërsa këto pamje i përkasin minibashkisë nr. 10. Kjo rrugë duhet të kishte përfunduar shumë kohë më parë, por firma ndërtuese i ka braktisur prej kohësh punimet. Si të mos mungonin gropat e balta, kujdes duhet treguar edhe nga të papriturat apo sfidat me pusetat.

Tv Klan






Të ngjashme