Spanja: BE të hapë dyert për anëtarët e rinj
Spanja, vendi që mban edhe presidencën e radhës të Bashkimit Europian, është e vendosur të hapë dyert e bllokut për vendet e reja aspiruese, veçanërisht për ato të Ballkanit.
Ministri i Jashtëm spanjoll Angel Moratinos tha të martën se tashmë nuk ekziston asnjë pengesë në politikën e dyerve të hapura të Bashkimit Europian, sidomos tani që Traktati i Lisbonës është miratuar dhe kriza ekonomike është kapërcyer.
Problemet ekonomike dhe recensioni e kushtëzuan presidencën suedeze në politikat e zgjerimit, madje edhe atë çeke, pavarësisht qëllimit për mbështetjen dhe inkurajimin e vendeve aplikuese në përmbushjen e reformave.
Është thelbësore që ne t’u dërgojmë këtë mesazh të rëndësishëm vendeve që aspirojnë të jenë pjesë e bllokut tha Moratinos gjatë një takimi me korrespondentët europianë në Madrid, duke nënvizuar faktin se zgjerimi do të jetë në fokusin e presidencës spanjolle.
Përsa i përket Kosovës, Moratinos foli për një linjë të zbutur, me një qëndrim konstruktiv ndaj Prishtinës zyrtare.
Tv Klan