Basha e Topalli në zonat e përmbytura
Situata në Shkodër është ndjekur nga afër nga Ministri i Brendshëm Lulzim Basha, i cili sëbashku me anëtarët e Komitetit Ndërqeveritar dhe autoritetet vendore, kanë inspektuar zonat më të rrezikuara.
Thirrje për evakuimin e banesave ka bërë edhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli, e cila ka kërkuar nga banorët e lagjes Bahçallëk dhe Ajasem të mos rrezikojnë qëndrimin e tyre në zonat e përmbytura.
Autoritetet lokale dhe forcat e policisë kanë kërkuar të mos përhapet panik, pasi sipas tyre, situata është nën kontroll dhe po menaxhohet me qetësi nga të gjitha strukturat përgjegjëse.
Tv Klan