2011-2013, miratohet kuadri makroekonomik


2011-2013, miratohet kuadri makroekonomik

19:25 07/01/2010

Komiteti i Planifikimit Strategjik miratoi kuadrin makroekonomik dhe fiskal për vitet 2011-2013, që do të përbëjë bazën e zhvillimit  ekonomik dhe social të vendit tonë për këto vite, si dhe për 2013 deri në vitin 2017.

Kryeministri Berisha e cilësoi domosdoshmëri miratimin e tij dhe vlerësoi punën e bërë nga Ministria e Financave në përgatitjen e kuadrit makroekonomik. 

Shefi i qeverisë i cilësoi ndryshimet në bursat ndërkombëtare  pas datës 3 Janar si një lajm të mirë që i jep fund vështirësive që hasën financat e ekonomive botërore gjatë vitit të kaluar.

Tv Klan






Të ngjashme