Berisha: Situata e menaxhueshme, të vijojë evakuimi


Berisha: Situata e menaxhueshme, të vijojë evakuimi

19:27 07/01/2010

Në një kohë kur vijon evakuimi i banorëve  në zonën e Obotit, Anës se Malit, Dajçit, Baçallëkut dhe Bushatit, Kryeministri Sali Berisha deklaroi në mbledhjen e qeverisë se situata e krijuar nga përmbytjet është e menaxhueshme.  

Duke ripërsëritur thirrjen e tij ndaj  banorëve të rrezikuar që të largohen menjëherë nga shtëpite e tyre, shefi  qeverisë dha garanci të plotë për qytetarët se sistemi i digave të hidorcentraleve është në sigurinë më të madhe dhe se çdo shpifje sipas tij, bëhet për qellime të uëlta politike. Garancinë zoti Berisha e mori dhe  nga kryespecialisti i digave të Italisë Roberto Guercio, me të cilin zhvilloi dhe një takim gjatë mesditës.

 “Ka patur të pafytyrë dhe të pamoralë që janë përpjekur të shqetësojnë qytetin për qëllime të ulëta politike. Dua të garantoj qytetarët e Shkodrës se sistemi i digave është në sigurinë më të plotë, por dua të rikujtoj se shkarkimet e deri tanishme edhe ato më kulmoret nuk janë as gjysma e më kulmoreve të vitit 2004″, tha kreu i qeverisë.  

Kryeministri Berisha ripërsëriti qëndrimin e tij për të dëmshpërblyer deri në qindarkën e fundit të gjitha familjet e prekura nga përmbytjet, si dhe garantoi mbështetje për të gjithë ata që kanë hapur dyert e shtëpive të tyre për t’u ardhur në ndihmë të demtuarve. Dhe në analogji me Shkodrën zoti Berisha bëri këtë koment lidhur me dëmshpërmbilimin e të prekurve nga përmbytjet në liqenin e Tiranës.

Ndërsa falenderoi të gjithë qytetarët dhe bizensmenët për ndihmen që u kanë ofruar të prekurve nga përmbytjet në këto zona, Kryeministri Berisha ftoi Komitetin Ndërministror të Emergjencës Civile që të çelë një numër llogarie, në të cilin ofroi në mënyrë simbolike dhe pagën e tij mujore.

Gjatë mbledhjes së qeverisë  kryeministri Berisha kërkoi që të rishikohej me prioritet dhe nje studim për lumin Buna, në mënyrë që të krijohet njëtratjshmëria e shtratit të tij.

Por përmbytjet e ditëve të fundit në Qarkun e Shkodrës angazhuan më tej qeverinë që të kalojë në mbledhjen e radhës vendimin për ndëprerjen e inerteve nëpër lumenj, sikundër dhe atë për dhënien e lejeve të guroreve.

Tv Klan






Të ngjashme